Konkurs për çmimin "Nikolla Mlladenov" për storien më të mirë hulumtuese për vitin 2018

Се чита за 1 мин.

Media-Instituti Maqedonas (MIM), për të 18-tën herë, shpall konkursin për çmimin prestigjioz të gazetarisë "Nikolla Mlladenov" për storien më të mirë hulumtuese të vitit.

Konkursi është i hapur për të gjithë gazetarët dhe redaksitë profesionale që kanë botuar storie hulumtuese në mediat në Maqedoni gjatë vitit 2018, si dhe për ata gazetarë e redaksi që dëshirojnë të paraqesin storie hulumtuese të përgatitur dhe/ose të botuar nga kolegët - gazetarë ose nga redaksi të tjera.

Nuk ka kufizime sa i përket numrit të storieve, me të cilat një gazetar apo redaksi mund të marrë pjesë në konkurs.

Autorët e storieve më të mira hulumtuese do të fitojnë çmime në të holla, në lartësi prej:

- 30.000 denarë për çmimin e parë;

- 20.000 denarë për çmimin e dytë;

-10.000 denarë për çmimin e tretë.

Konkursi është i hapur deri më 15 shkurt (e premte) 2019, ndërsa aplikimet mund të dërgohen:

-  me e-mail: mim@mim.org.mk

- me postë: Media-Instituti Maqedonas, Jurij Gagarin 17- 1/1, Shkup

- ose të dorëzohen personalisht në MIM.

Aplikacionet që do të dërgohen me postë, ose që do të dorëzohen në MIM, duhet të jenë në pesë ekzemplarë, që vlen edhe për materialet e shtypura edhe për ato audiovizive (kopjet në CD). Në aplikacionet e dërguara përmes internetit duhet të theksohet linku për tek storia, ose e njëjta të jepet si shtojcë e e-postës (PDF-dokument).

Kriteret për përzgjedhjen e storieve më të mira hulumtuese janë të arritshme këtu.

MIM e ndan Çmimin për storien më të mirë hulumtuese të vitit rregullisht që nga viti 2001, me qëllim që ta nxit dhe ta mbështet gazetarinë hulumtuese, që konsiderohet si arritje e lartë e gazetarisë dhe si element i rëndësishëm në forcimin e demokracisë në çdo shoqëri.

Më tepër informata mbi konkursin mund të merren në telefonin: 02/30 90 144; dhe në mim@mim.org.mk