Të gjithë gazetarët të cilët në vitin 2016 kanë prodhuar dhe kanë publikuar storie hulumtuese, të cilat raportojnë për çështje shoqërore që lidhen me keqpërdorimin e fuqisë dhe shkeljen e të drejtave themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend, mund të paraqiten në konkursin për çmimin e Bashkimit Evropian për gazetari hulumtuese, i cili do të jetë i hapur deri në 7 prill 2017.

Çmimi është vënë nga Komisioni Evropian, në pajtim me Strategjinë për përhapjen e BE-së, e cila e identifikon nevojën e sigurimit të lirisë së shprehjes në media dhe nevojën për të mbështetur gazetarinë hulumtuese gjatë ndjekjes së procesit të reformave.

Qëllimi i Çmimit është t’i theksojë dhe t’i promovojë arritjet e jashtëzakonshme të gazetarëve hulumtues dhe ta përmirësojë shikueshmërinë e gazetarisë hulumtuese kualitative në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi.

Konkursi përfshin edhe nënkategorinë – çmimin për storien më të mirë nga gazetari i ri hulumtues, me qëllim që të promovohen gjeneratat e reja të gazetarëve hulumtues.

Çmimi ndahet një herë në vit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi. Fondi shpërblyes vjetor për secilin vend arrin shumën 10.000 euro. Në secilin shtet do të shpërblehen nga një deri në tri storie hulumtuese, ndërsa çmimet individuale do të shkojnë prej 3.000 deri në 5.000 euro.

Procesin e ndarjes së çmimit e administron partneriteti i organizatave civile, të koordinuara nga Instituti i Paqes në Lubjanë. Media Instituti i Maqedonisë, si anëtar i partneritetit, do t’i koordinojë aktivitetet e lidhura me konkursin në vend.

Afati i fundit i paraqitjes është 7 prilli i vitit 2017.

Për më shumë informacione në lidhje me Çmimin: eunagrada@mim.org.mk

Dokumentet për aplikim janë bashkëngjitur në vazhdim.

Напишете коментар