Mbështetje për tregime hulumtuese ”Raportim në situata krizash”

Се чита за 2 мин.

Në periudhën nga qershori deri në shtator të vitit 2017, Rrjeti i Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Mediave (SEENPM) dhe Instituti Maqedonas për Media (MIM) do të mbështesin gazetarë nga rajoni përmes organizimit të trajnimit për raportim në situata krizash dhe prodhim të tregimeve hulumtuese. Në kuadër të programit do të ndahet mbështetje financiare individuale për prodhimin e tregimeve me tema që lidhen me situata krizash.

Në kontekst të projektit, situata e krizës nënkupton kontroversat dhe/ose mospajtimet e ashpra ndërmjet aktorëve të rëndësishëm shoqërorë, ku para së gjithash mendohet për strukturat politike në pushtet, si një prej subjekteve kryesore në tregimet gazetareske. Në atë drejtim, qëllimi është që të theksohet rëndësia dhe përgjegjësia e mediave si një prej faktorëve kyç për debat publik demokratik që mund të ndikojnë në përmbylljen e krizave.

Shembuj për situata të krizave janë protestat e qytetarëve, kriza politike, skandalet e mëdha të korrupsionit e të ngjashme. Si situata të krizave mund të mbikëqyren ato që i gjenerojnë strukturat qeverisëse ose, ndërkaq, opozita. Gjithashtu, lëndë e analizës mund të jenë çështjet ndërkombëtare të vëna në kontekst nacional, siç është kriza e refugjatëve, terrorizmi ose katastrofat natyrore, e që janë të përcjella me kontroversa në të cilat pushtetet luajnë rol të rëndësishëm.

SEENPM dhe MIM i ftojnë të gjithë gazetarët e interesuar që të paraqiten për programin ”Raportim në situata krizash”

Кush mund të aplikojë?
Për pjesëmarrje në programin “Raportim në situata krizash” mund të paraqiten gazetarë nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Programi për mbështetje: Mbështetja individuale ndahet për prodhimin e tregimeve, qëllimi i të cilave është që të nxjerrin në pah dezinformatat në një situatë të caktuar krize dhe t’i ndërpresin trendet e tilla, duke nxitur nevojën për gazetari të besueshme dhe të angazhuar në një rrethim demokratik. Në fokusin e programit janë temat e pahulumtuara ose ato të hulumtuara pamjaftueshëm. Përmes programit është planifikuar të mbështetet prodhimi i gjithsej 18 tregimeve (18 gazetarë nga 6 vende).

Formati i punimeve hulumtuese: Teksti bazë i tregimeve hulumtuese duhet të jetë i shoqëruar me foto dhe/ose video-përmbajtje, ose me të dhëna të vizualizuara, duke i bërë, kështu, tregimet të përshtatshme për publikim në platforma të ndryshme.

Afatet për realizimin e tregimeve hulumtuese:

  • Drafti i parë: 13 gusht 2017;
  • Drafti i dytë: 31 gusht 2017;
  • Afati fundit për publikim: 15 shtator 2017.

Tregimet do të publikohen në mediat ku punojnë gazetarët-pjesëmarrës në program, si dhe në media të tjera në të gjashtë vendet.

Obligimet e pjesëmarrësve në program:

  • Trajnim: 6 - 8 qershor 2017,Instituti Shqiptar për Media, Tiranë.Aplikantët e zgjedhur obligohen që të marrin pjesë në trajnimin që do të mbahet nga 6 deri në 8 qershor 2017 në Tiranë. Gjatë kohës së trajnimit do të dakordohet metodologjia e detajuar dhe dinamika e punës për secilin projekt hulumtues veç e veç dhe do të caktohet procedura e punës. Trajnimi do të zhvillohet në gjuhën angleze.
  • Bashkëpunim me ekipin redaktues (12 qershor-12 shtator). Autorët janë të obliguar që të bashkëpunojnë me ekipin redaktues të programit. Minimum bashkëpunimi nënkupton tre konsultime në faza të ndryshme të procesit hulumtues. Tregimi do të publikohet pasi që ekipi redaktues dhe autori të arrijnë pajtimin për versionin e fundit. Ekipi redaktues do të jetë në dispozicion të autorëve gjatë kohës së programit. Tekstet do të shkruhen në gjuhën amtare të gazetarit.

Afati dhe mënyra e paraqitjes:
Gazetarët e interesuar më së voni deri në 8 maj 2017 duhet të dërgojnë:

  1. Biografi të shkurtër/CV (domosdoshmërisht të theksohen kurset dhe trajnimet në të cilat kanë marrë pjesë kandidatët, e që kanë të bëjnë me gazetarinë hulumtuese)
  2. Aplikimin,ku duhet të theksohet:
  • Propozim-tema (maks. 200 fjalë) që do të jetë lëndë e hulumtimit –problemi, çështja së cilës hulumtimi duhet t’i japë përgjigje dhe përse është tema relevante (fokus i projektit janë temat e pahulumtuara ose të hulumtuara pamjaftueshëm);
  • Përshkrimi i shkurtër i metodologjisë - i të dhënave që do të hulumtohen, personat që do të intervistohen, burimet që do të konsultohen e kështu me radhë (maks. 200 fjalë);
  • Përshkrimi i formatit sipas të cilit do të prodhohet tregimi (tekst, foto, video, vizualizim i të dhënave);
  • Po qe se ka mundësi për publikim/emetim plotësues të tregimeve, të theksohen mediat.

Aplikimet duhet të dërgohen përmes e-postës në: mim@mim.org.mk, me shenjën: ”Aplikim për programin - Raportim në situata krizash”.

Kandidatët e paraqitur do të njoftohen për statusin e tyre më së voni deri më 12 maj 2017.