Konkursit për çmimin “Zhan Mone” 2019

Се чита за 3 мин.

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Media Instituti Maqedoni  e kanë publikuar edicionin e 17-të të konkursit për çmimin “Zhan Mone”, për arritje më të mira në raportimin e çështjeve që lidhen me temën “Të ndërtojmë shtet në të cilin duam të jetojmë”.

Çmimi “Zhan Mone” do të ndahet në 3 kategori garuese:

  1. Rrëfim më i mirë nga gazetaria (për rrëfime të publikuara në mediat e shtypura dhe/ose në internet);
  2. Fotografi më e mirë e fotoreporterit (për fotografi të publikuara në mediat e shtypura dhe/ose në internet);
  3. Fotografi amatore më e mirë.
  1. Konkurs për rrëfim më të mirë nga gazetaria

Krijimet që do të marrin pjesë në këtë kategori janë rrëfime, autorë të të cilave janë gazetarë nga shteti dhe që janë më temë: „Të ndërtojmë shtet në të cilin duam të jetojmë“, të botuara në gazeta të vendit, në revista dhe në ueb-faqe, në periudhën ndërmjet 25 nëntor 2018 dhe 26 nëntor 2019.

Rrëfimet duhet t’i plotësojnë kriteret në vazhdim:

  • Të jenë në lidhje me temën “Të ndërtojmë shtet në të cilin duam të jetojmë”;
  • Të jenë të botuara në periudhën ndërmjet 25 nëntor 2018 dhe 26 nëntor 2019;
  • Të jenë të nënshkruara me emrin e vërtetë të autorit.

Kopjet nga rrëfimi nga gazetaria në formatin PDF, bashkë me deklaratën në formë të shkruar, të nënshkruar nga autori, me të cilën garantohet që ai/ajo është autor/autore e rrëfimit, duhet të dërgohen në adresën elektronike në vazhdim: JMcompetition@euhouse.mk, më së voni deri më 27 nëntor 2019, deri në orën 18:00. Secili prej të paraqiturve do të marrë vërtetim pranimi me postë elektronike nga Europe House Shkup.

Shpërblimi: statujëz, diplomë dhe vauçer për pajisje teknike me vlerë prej 1.000 eurosh.

  1. Konkurs për fotografi më të mirë të fotoreporterit (për fotografi të botuara në mediat e shtypura dhe/ose në internet)

Konkursi është i hapur për të gjithë fotoreporterët dhe fotografët profesionalë nga shteti, të cilët mund të dorëzojnë deri në 3 fotografi më temën “Të ndërtojmë shtet në të cilin duam të jetojmë”, të botuara në periudhën ndërmjet 25 nëntor 2018 dhe 26 nëntor 2019.

Fotografitë duhet t’i plotësojnë kriteret në vazhdim:

  • Tema e fotografisë të jetë „Të ndërtojmë shtet në të cilin duam të jetojmë”;
  • Fotografia të jetë e botuar në periudhën ndërmjet 25 nëntor 2018 dhe 26 nëntor 2019;
  • Fotografitë të mos jenë shfrytëzuar për qëllime komerciale.

Kopjet nga fotografia/fotografitë në formatin digjital (madhësia e secilës fotografi duhet të jetë 3-5 MB), bashkë me deklaratën në formë të shkruar, të nënshkruar nga autori, me të cilën garantohet që ai/ajo është autor/autore e fotografisë, duhet të dërgohen në adresën elektronike në vazhdim: JMcompetition@euhouse.mk më së voni deri më 27 nëntor 2019, deri në orën 18:00. Secili prej të paraqiturve do të marrë vërtetim pranimi me postë elektronike nga Europe House Shkup.

Shpërblimi: statujëz, diplomë dhe vauçer për pajisje teknike me vlerë prej 1.000 eurosh.

  1. Konkurs për fotografi amatore më të mirë

Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët amatorë nga shteti, të cilët mund të dorëzojnë një fotografi më temë „Mjedisi i pastër jetësor varet prej të gjithë nesh”. Fotografitë që garojnë në këtë kategori mund të jenë, jo domosdoshmërisht, të botuara më parë.

Fotografitë duhet t’i plotësojnë kriteret në vazhdim:

  • Përmbajtja e fotografisë të jetë në lidhje me temën „Mjedisi i pastër jetësor varet prej të gjithë nesh”;
  • Fotografia të mos jetë shfrytëzuar për qëllime komerciale.

Kandidatët për këtë kategori paraqitjet e tyre duhet t’i dërgojnë në adresën elektronike në vazhdim: JMcompetition@euhouse.mk  më së voni deri më 27 nëntor 2019, deri në orën 18:00. Secili kandidat mund të dërgojë nga 1 (një) fotografi (madhësia e fotografisë 3-5 MB), si dhe të garantojë se ai/ajo është autor/autore e fotografisë, duke dërguar deklaratë në formë të shkruar në të njëjtën adresë elektronike. Secili prej të paraqiturve do të marrë vërtetim pranimi me postë elektronike nga Europe House Shkup.

Shpërblimi: diplomë dhe vauçer për pajisje teknike me vlerë prej 500 eurosh.

Vërejtje: Ky aktivitet është i organizuar në bashkëpunim me Media Institutin Maqedoni. Delegacioni i Bashkimit Evropian nuk do të konsiderohet përgjegjës për çfarëdo detyrimi ligjor që del nga çfarëdo kontestesh rreth të drejtave të autorit, për të cilat përgjegjës ekskluzivisht është vetë garuesi i paraqitur. Delegacioni i Bashkimit Evropian e mban të drejtën që ta anulojë kualifikimin e krijimit të paraqitur rreth të cilit zhvillohet kontesti dhe ta tërheqë çmimin e akorduar dhe shpërblimin me të holla. Ky aktivitet nuk i shpërfaq qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Informacione shtesë­­­

Juria do të përbëhet prej shtatë anëtarësh-përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane, fituesi i vitit të kaluar në kuadër të kategorisë për fotografi më të mirë të fotoreporterit, fituesi i vitit të kaluar në kuadër të kategorisë rrëfimi më i mirë nga gazetaria,  përfaqësuesi nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe e Punonjësve të Medias, përfaqësuesi nga Media Instituti Maqedoni dhe nga një gazetar të njohur nga rajoni si kryetar nderi i jurisë.

Ndarja solemne e shpërblimeve do të mbahet më 16 dhjetor 2019.